Vuçeviq: Kthimi në institucionet e Kosovës vetëm me respektim të marrëveshjes

Lajme

Vuçeviq: Kthimi në institucionet e Kosovës vetëm me respektim të marrëveshjes

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Millosh Vuçeviq

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se serbët do të kthehen në institucionet në veri të Kosovës kur Prishtina të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj dhe të fillojë të respektohet marrëveshja e Brukselit.

“Serbët do të kthehen në institucione, kjo nuk është braktisje e përhershme e institucioneve, ky është pezullim deri në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e obligimeve nga Prishtina.

Pala serbe ka përmbushur gjithçka, por pala shqiptare jo”, theksoi Vuçeviq në një paraqitje në TV Pink, shkruan Tanjug

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat