Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të materialit për lëshimin e dokumenteve personale.
Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një dokument me anë të të cilit bëhet e ditur se nuk lejohet lëshimi i patentë shoferëve me procedurë të përshpejtuar.
Kurse, aplikimi për pasaportë lejohet vetëm për rastet mjekësore.
Mungesa e materialit po shkakton probleme për qytetarët e vendit, të cilëve dokumentet personale u duhen për nevoja të ndryshme.