Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se Haradinaj është dost i Milan Radoiçiqit, kryekriminelit të veriut, dhe i futur në Listën e Zezë të SHBA-së.
Ai pohon se Haradinaj ka ardhe kryeministër i Kosovës me ndihmën e DGSE-s franceze, bashkë me Hashim Thaçin për të tradhtuar Kosovën.
Postimi i plotë:
Bina do mish e raki o djalo
Komandant Lekun, Ramush Haradinaj, dostin e Milan Radoiçiqit e bënen njëherë kryministër francezët e DGSE-së, bashkë me Hashim Thaçin për ta tradhtuar Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi, tani komandant Leku po ëndrron se kryministër e bëjnë Amerikanët për me sjellë në Kosovë BK Serbe me fuqi ekzekutive, tërë diten maroi i shkreti Amerika, Amerika, Amerika... edhe pse ësht parti e vogël me deputetët e pakët që i ka në Kuvend edhe qata deputetë që janë, shumica janë deputetë fal votave të veteranëve të rrejshëm të luftes të kushtëzuar për 170 euro!
Vendin tonë, Kosovën e ka kriju Zoti, por Kosovën e shkatërruan tërpijanat, njerëzit me tru pule, njerëz pa moral, njerëz pa etikë, njerëz të uritur për para, për seks dhe për pushtet njerëz që nuk ngihen kurrë, nuk mahet shteti as nuk jetohet me k... dhe nën k... e të hujave o komandantë Sant Moritzi!