Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka publikuar një video të deputeti serb, Borisllav Novakoviq, i cili flet për kriminelët që duan të destabilizojnë Kosovën.
Kurti shkruan se, ata janë Milan Radojçiqi dhe Veselinoviqi me padronin e tyre, presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Postimi i plotë:
Dëgjoni deputetin e Republikës së Serbisë, Borisllav Novakoviq se kush janë kriminelët të cilët udhëheqin krimin e organizuar të cilët paguhen nga Vuçiqi për të destabilizuar Republikën e Kosovës!
Këta janë Radojçiq dhe Veselinoviq me padronin e tyre Aleksandar Vuçiq!