Në Mitrovicën e Veriut janë vendosur disa grafite, shkruan Kossev.
“Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruan në grafit.

Në fund të gushtit ishin vendosur disa grafitë “Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi. Kjo është Serbi. Brigada e Veriut porritet dita-ditës”.
Kujtojmë që nga 21 nëntori të gjithë shoferët që vozisin me targa ilegale do të gjobiten me nga 150 euro.