​Shaip Kamberi: PVD fitoi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Lajme

​Shaip Kamberi: PVD fitoi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:54
​Shaip Kamberi

Partia për Veprim Demokratik (PVD) është fituese e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur deputeti Shaip Kamberi.

Partia për Veprim Demokratik – fituese e zgjedhjeve për KKSH. Uroj anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e PVD për fitoren. Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.

Ndryshe, shqiptarët sot kanë votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Të drejtë vote kishin rreth 36.000 shqiptarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat