Qeveria serbe: Raviq emërohet shef i ri i Zyrës për negociata me Kosovën

Lajme

Qeveria serbe: Raviq emërohet shef i ri i Zyrës për negociata me Kosovën

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:43
Aleksander Vuciq dhe Ana Brnabiq

Qeveria e Serbisë e ka emëruar Milan Raviqin si ushtrues detyre së drejtorit të ri të Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Kosovën.

Sipas KO, Raviq punon në këtë zyrë që nga viti 2015.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, thuhet se Raviq është emëruar për gjashtë muaj.

Deri më tani, Miloje Zdravkoviq ka kryer funksionin e ushtruesit të detyrës në këtë zyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat