Srgjan Graovac nga Qendra për stabilitet shoqëror ka deklaruar se versioni përfundimtar i marrëveshjes që do iu ofrohet Beogradit dhe Prishtinës ende nuk është kryer dhe shihet qartë se aktualisht “qarkullojë” versione punuese të cilat duhet të përpunohen.
"Dihet se ka bisedime me të dy palët, udhëhiqen nga gjermanët dhe francezët dhe po bëhen përpjekje për harmonizimin dhe gjetjen e minimumit të interesave të përbashkëta. Por, nëse gjykohet sipas paraqitjes së Kurtit, ai qysh në start minon këtë mundësi sepse për ne marrëveshja që ka për bazë njohjen e Kosovës është e papranueshme. Ne nuk na shkon për shtati as pozicioni thelbësor i shumicës së vendeve të BE-së se Kosova është shtet i pavarur”, tha Graovac.
Ai shprehet se “mbetet të shihet nëse në Bruksel ka vesh që një dokument i tillë nuk ka ardhmëri sepse Beogradi nuk mund të vendos nënshkrimin në te. Ka opsione se deklarata e Kurtit është vetëm për konsum të brendshëm, duke dashur të dëshmohet si lider i fortë, ndonëse sipas politikës së deritashme të Prishtinës që vazhdimisht bllokon dialogun dhe nxit jo stabilitet, kjo ka pak gjas”.
Graovac kështu komentoi insistimin e kryeministrit Kurti se dialogu mes palëve po udhëhiqet me “propozimin e ri të BE-së”, përkatësisht propozimin gjermano-francez, që sipas tij do sjell njohjen e ndërskellë.
Ndërkohë Slobodan zeçeviç nga Instituti për studime evropiane thekson se Kurti është bërë i shurdhër në kërkesën e BE-së për shtyrje të ri-regjistrimit të automjeteve në Kosovë.
“A mundet Kurti të ndryshoj qëndrimin në momentin e fundit, këtë do ta shohim. Në momentin e fundit është gjetur zgjidhje lidhur me letërnjoftimet. Shqiptarët janë relativisht të ashpër dhe kanë nxitur pakënaqësi të madhe të popullit serb në veri të Kosovës”, tha Zeçeviç.