Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me këtë sëmundje të rrezikshme nga gjithsej 56 testime.
Tre persona janë shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 persona. Me dozën e parë janë gjithsej 904.451 të vaksinuar, me dozën e dytë 824.891, me dozën e tretë 105.367, ndërsa me dozën e katërt 1.858 persona.