Alarmon ish-agjenti i UDB-së dhe SHIK-ut: Serbia po armatos qytetarët e saj në veri

Lajme

Alarmon ish-agjenti i UDB-së dhe SHIK-ut: Serbia po armatos qytetarët e saj në veri

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:41
Fatmir Sheholli

‘Serbia po armatos qytetarët e saj në komunat veriore të Kosovës’, kështu po deklaron Fatmir Sheholli nga Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Ai po e konsideron se situata e sigurisë në veri nuk ka qenë më e tensionuar që nga pas lufta, madje as në 2004.

Sheholli thekson se vendimi i Qeverisë ka thelluar tensionet, për me tepër po mungon edhe dialogu me komunitetin serb.

Ai vlerëson se Kryeministri Albin Kurti duhet të dëgjojë rekomandimet e propozuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian në lidhje me shtyrjen e afatit për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat.

I pyetur se si duhet të krijohet Asocicacioni i Komuniave me Shumicë Serbe, duke u bazuar në marrëveshjen e 2015 apo versioneve të reja të planit franko-gjerman? -  Sheholli thekson se kjo bashkësi duhet të bëhet vetëm si e parasheh Kushtetua e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat