Reagon KMDLNj: Çfarë pune bëjnë policët e EULEX-it dhe karabinierët në veri të Mitrovicës?!

Lajme

Reagon KMDLNj: Çfarë pune bëjnë policët e EULEX-it dhe karabinierët në veri të Mitrovicës?!

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Sulmues, deri më tani të paidentifikuar në veri të Mitrovicës e sulmuan kameramanin e Gazetës Insajder Jetmir M. pasi ky xhironte disa serbë që e kishin rrëmbyer një qytetar, shqiptar të cilin e futen në veturë, e rrahën pastaj e hodhën në rrugë.

“Tërë këtë skenë e kanë përcjellë karabinierët që erdhën si përforcim, bashkë me policët e EULEX- it pasi policët serbë të Policisë së Kosovës e braktisën këtë shërbim nën trysni dhe urdhër të Listës Serbe dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë”.

KMDLNJ thotë se sipas burimeve këta policë dhe karabinierë jo që nuk e kanë penguar sulmin ndaj një qytetari dhe kameramanit, përkundrazi janë tërhequr dhe nga një distancë e sigurt e kanë përcjellë ngjarjen ndërsa, sipas mandatit që e kanë është dashur të arrestohen sulmuesit dhe të dërgohen në qendër të ndalimit.

Edhe policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka të arrestuar në këtë rast.

“KMDLNj e dënon këtë sulm ndaj qytetarit sikur edhe ndaj kameramanit të Insajderit si përpjekje për të penguar punën e gazetarëve në kryerjen e mandatit që e janë; informimi objektiv dhe profesional i opinionit për ngjarjet që paraqesin interes për qytetarët. KMDLNJ – e bënë përgjegjëse policinë e EULEX-it dhe karabinierët që kanë marrë përgjegjësi shtesë që në këtë pjesë të Kosovës shkaku se Policia e Kosovës i ja mundësitë e kufizuara, të garantojë siguri për të gjithë qytetarët sikur edhe të krijojë kushte të sigurta për punën e papenguar të mediave e që qartazi nuk e ka bërë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës që ta hetojë rastin dhe të ndërmerr veprime ligjore ndaj atyre që ushtruan dhunë ndaj kameramanit dhe qytetarit N. N.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat