The Northrop B-2 Spirit, një lloj i avionit ushtarak i cili u përdor nga Aleanca Veriatlantike (NATO) për të sulmuar caqet serbe në Kosovë më 1999’ën, është kapur në kamera nga një foto-reporter amerikan.
Monico Garza, fotoreporter në mediumin lokal të Salt City të SHBA’ve, ka kapur në aparatin profesional Nikon me lente 3000 mm për afrim avionin bombardues B-2 Spirit, i cili shpeshherë është i padukshëm në radar.
Mediumi i cili raporton për këtë gjë, thotë se një gjë e tillë është e vështirë të shihet çdo ditë.
#Video #B2StealthBomber This is something you don’t see everyday. While in #UtahCounty I looked up and see 3 contrails. Nothing showed up on #Radar or #ADSB. I zoomed in and saw 3 #B2Bombers flying in formation. Very rare to see 3 at about 50,000ft cruising over #Utah pic.twitter.com/CAdPcAdIDF
— SLCScanner (@SLCScanner) February 26, 2021
“U shokova nga ajo çfarë kapa në kamera,” tha Garza.
“Në radarin që përdora për ta kontrolluar prezencën e avionit ushtarak, ata ishin të padukshëm”.