Bërnabiq: S’ka marrëveshje për targa, presim që ShBA dhe BE të japin fryte në bisedime me Prishtinën

Lajme

Bërnabiq: S’ka marrëveshje për targa, presim që ShBA dhe BE të japin fryte në bisedime me Prishtinën

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Ana Brnabiç

Nuk kemi marrëveshja për targat me Kosovën, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, derisa shtoi se Beogradi shpreson që bisedimet e Uashingtonit dhe Brukselit me Kosovën “të japin fryte”.

Brnabiç pretendon se kryeministri kosovar, Albin Kurti “po thotë se që nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit”.

Pyetur rreth deklarimit të kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimit, se i janë dërguar 20 modalitete për zgjidhjen e çështjeve të targave, Brnabiç tha “le t’i kenë edhe 120 modalitete, nuk jam e interesuar”.

“Prishtina duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar”, ka thënë ajo për Tanjug.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur “çështje orësh” arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.

Të enjten, kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, tha se BE’së i kanë paraqut rreth 20 modalitete për zgjidhjen e kësaj çështje.

Më 21 nëntor parashihet të kalohet nga masa e lëshimi të fletqortimeve në gjoba për vozitësit me targa “KM”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat