Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një postim të "çuditshëm". Jo aq për atë çfarë shkroi, sa për fotografinë që e publikoi në profilin e tij në Facebook.
Në “selfien” e postuar, z.Lekaj shihet teksa pozon pran nnjë bredhi, që zakonisht rregullohet e ndizet për festat e fundivitit. Madje në kulturën popullore, bredhi njihet si bredhi i fundvitit apo bredhi i vitit të ri.
Por, Lekaj tashmë e ka ndezur dritat e bredhit. Pra 19 nëntori është data që deputeti Pal Lekaj, dhe me shumë siguri Pali është i vetmi qytetar në Kosovë, vendosi të ndez dritat e bredhit të vitit të ri.
“Festat e fundvitit po afrohen!” – është mbishkrimi që Lekaj zgjodhi të shkruajë, e që më shumë duket si një kumt i hershëm për fillimin e sezonit të festave të fundvitit.