Pas reshjeve atmosferike, që kanë filluar sot në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.
Sipas komunikatë së KRU “Hidrodrini”, Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, ing.Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve preventive dhe të kontrollit në terren.
Duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.