Konfirmon qeveria: Kurti udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Lajme

Konfirmon qeveria: Kurti udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:00
Vuçiq, Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel.

Ai nesër do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat