Deklarohet Vuçiq: Jam i gatshëm të flas për propozimin franko-gjerman

Lajme

Deklarohet Vuçiq: Jam i gatshëm të flas për propozimin franko-gjerman

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 13:06
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të diskutojë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

Ai në një intervistë për TV Prva theksoi se Beogradi dëshiron t’u japë mundësi ndryshimeve në zgjidhjen e propozuar.

“Unë as nuk them se e kemi refuzuar dhe as se e kemi pranuar (propozimin) sepse jemi gati për bisedime”. Dhe ne jemi të gatshëm të flasim në bazë të asaj letre”, tha ajo.

Këto deklarata kreu i shtetit serb i bëri një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet nesër në orën 8 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat