Ka vdekur të enjten Blerim Rexha, një inxhinier nga Gjakova.
Vdekjen e Rexhës e ka njoftuar sot përmes një shkrimi në rrjetet sociale deputetja Mimoza Kusari-Lila.
“Blerimi do të mbahet mend për dashurinë dhe përkushtimin për vendin, për shembullin e njeriut të urtë dhe të devotshëm në punë dhe për dashurinë e madhe për jetën, përkundër sfidave me të cilat u përballë”, tha Kusari-Lila.
Blerim Rexha la prapa vetes bashkëshorten dhe tre fëmijët.