IKSHPK’ja del me njoftim: Në disa zona, uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

Lajme

IKSHPK’ja del me njoftim: Në disa zona, uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm.

“Në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm. Edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të redukuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë”, ka njoftuar IKSHP’ja.

Postimi i plotë:

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

Në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm. Edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të redukuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë.

Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës.

Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara.

Uji nga këto sisteme nuk i plotëson standardet e kërkuara të ujit të pijshëm.

Në zonat me burime nëntokësore dhe sistemet që nuk u prekën nga reshjet, monitorimi vijon edhe sot dhe ekipet në teren raportuan se analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë brenda standardeve për ujin e pijshëm.

IKShPK rekomandon konsumatorët që para përdorimit të vazhdojnë të vlojnë ujin.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

përdorimi/shfrytëzim i burimeve të paprekura

furnizimi me autobote/cisterna me ujë të pijshëm

riparimi dhe zhbllokimi i pusetave

riparimi i dëmtimeve në rrjetin shpërndares

kujdes i shtuar në procesin e trajtimit dhe dezinfektimit

IKSHPK / Qendra e Ujit vazhdon monitorimin e ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

IKSHPK / QU vazhdon bashkëpunimin me të gjitha KRU në stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe normalizimin e situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat