Petar Petkoviq, drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar politikanës serbe, Rada Trajkoviq e cila ka deklauar se me marrëveshjen e Brukselit do të mbyllet zyra për regjistrimin dhe riregjistrimin e automjeteve në Rashkë.
Por Petkoviq, ai ka thënë asaj “të mos i gënjejë popullin serb”.
Sipas Petkoviqit, serbët do të mund të i vazhdojnë targat “KM”, po që s’mund të prodhohen targa të reja.
“Mos i shpikni gjërat dhe mos e gënjeni popullin. Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme. Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që të vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe që po merr pjesë në luftën informative të Kurtit, të lumtë!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Të mërkurën është arritur marrëveshja për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas zyrtarëve perëndimorë kjo marrëveshje e ka parandaluar përshkallëzimin.