Varroset arsimtarja e vrarë nga burri i saj

Lajme

Varroset arsimtarja e vrarë nga burri i saj

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:48
Sadije MIftari-Godeni

Arsimtarja Sadije MIftari-Godeni, e vrarë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, pritet të varroset të shtunën në ora 14:00, ka njoftuar shkolla ku e ndjera ishte mësimdhënëse, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Njoftim

Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni behet sot ne ora 14:00 ne varrezat e qytetit ne Dragodan.

U prehtë ne paqe!”, thuhet në njoftim.

Sadije MIftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar 70 vjeçar.

Të njëjtit iu ka caktuar masa e paraburgimit derisa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat