Dalin detaje nga koha kur Kurti mbahej padrejtësisht në burg nga serbët: Nuk dal nga burgu pa shokët e mi

Lajme

Dalin detaje nga koha kur Kurti mbahej padrejtësisht në burg nga serbët: Nuk dal nga burgu pa shokët e mi

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:39
Albin Kurti

Gazetari e publicisti, Fahri Musliu i ftuar në emisionin "Fakte me Adnan Merovcin"  ka komentuar spekulimet dhe konspiracionet rreth gjykimit të Albin Kurtit në kohën sa ka qenë i burgosur politik.

Ai krejt këto i ka quajtur trillime të ulëta ndaj një njeriu që është fizikisht i deformuar nga dhuna serbe e ushtruar mbi të.

"Të akuzosh njeriun që është në burg, që ka përjetuar dajakun si shtazë, që është deformuar prej dajakut...a e ke pa si ecën Albini? Dhe t'i thuash atij se ai gjatë kohës së luftës ka qenë me vajzën e SOKOLOVIQIT në Klinë, kjo është një imagjinatë e çuditshme, unë habitem prej nga vjen", është shprehur Musliu.

Ai gjithashtu tha se Albin Kurti nuk kishte dhënë intervistë pas lirimit nga burgu i Pozharevcit, por ai ishte marrë pa dëshirë nga Policia dhe Kryqi i Kuq.

"Unë kam reaguar për të, me fakte. I them datën kur është arrestuar, ku ka qenë në burg. Tash ia shohin për të madhe pse ka dhënë deklaratë për mediat e huaja. Nuk ka dhënë deklaratë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka organizuar vizitën e ministrit të Drejtësisë së Serbisë JANKOVIQIT në burgun e Pozharevcit, kanë qenë jashtë ata dhe gazetarët e pyesin dhe Albini që është i tillë, që flet, e din anglishtën është përgjigjur, nuk është intervistë. Intervistën ma ka dhënë mua në vitin 2001, në burg, me kërkesën time ndaj ministrit të Drejtësisë së Serbisë, BATIQIT me lejen e GJINGJIQIT dhe unë kam shkuar në Qupri kam bërë intervistë me Albinin. Këto për mendimin tim janë bukur të ulëta. Albinin kanë shkuar e kanë marrë me zor Policia dhe Kryqi i Kuq, nuk ka dashtë me dalë Albini. Albini ka thënë nuk dal pa shoktë e mi", tha Musliu.

Këtë rrëfim e keni në Videon në vijim:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat