Marrëveshja e fundit në Bruksel, reagon Daçiq: Kurti i dha autogol vetes

Lajme

Marrëveshja e fundit në Bruksel, reagon Daçiq: Kurti i dha autogol vetes

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:17
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri “autogol” me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel.

Daçiq tha se Kurti e refuzoi një propozim më të favorshëm për ta pranuar një më të pafavorshëm për Kosovën.

“Ai që ishte propozimi që ai refuzoi në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq në televizionin Prva.

Daçiq tha se liderët në Kosovë “janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat