Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Meta ndodhet në Kosovë, me rastin e Festës së Pavarësisë, ndërsa thekson se dita e sotme është edhe një ditë mirënjohje për të gjithë ata sportistë që kanë nderuar flamurin tonë kombëtar.
“Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën.
Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses”, shkruan Ilir Meta në Facebook, ndërsa te tre kane konsumuar një kafe.