Vuçiq i uron “rrugë të mbarë” Kurtit për në Bruksel

Lajme

Vuçiq i uron “rrugë të mbarë” Kurtit për në Bruksel

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:41
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka përsëritur se çështja e Kosovës për te është çështje e mbyllur sipas Konventës së OKB-së dhe rezolutës 1244, këtë ai e tha si reagim ndaj deklaratës së Kurtit se çështja e Kosovës sa i përket statusit është çështje e mbyllur dhe deklaratës tjetër se në Bruksel nuk shkon vetëm për tabela por për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, në çka Vuçiq tha se ai mund të shkojë kur të do në Bruksel “rruga e mbarë” , shkruan “Pink” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Vuçiq ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se “nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për tabela, por edhe për shkak marrëveshjes gjithëpërfshirëse rreth njohjes së ndërsjellë”, duke porositur se “Ok, mund të shkojë në Bruksel kur to do, dhe si të do, është vullneti i tij – rruga e mbarë”.

Më herët mediet kanë publikuar një deklaratë të Kurtit për gazetën e njohur gjermane "Frankfurter algemeine cajtung" , në të cilën ai ka thënë se “Nuk do të shkonte në Bruksel të bisedojë rreth çështjes së tabelave të regjistrimit të automjeteve, por lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe njohjen e ndërsjellë që duhet të arrihet para pranverës 2023”.   

Në këtë deklaratë ka reaguar presidenti i Serbisë, duke përsëritur edhe njëherë deklaratën q tha ditë më parë se nëse për te (Kurtin) çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur, edhe për te është e mbyllur.

“A ka thënë se për te çështja e statusti të Kosovës është e mbyllur...Edhe sa më përket mua ka kohë që çështja e statusit është e mbyllur, në harmoni me Konventën e OKB-së dhe rezolutën e KS të OKB 1244. I dëshiroj rrugë të mbarë për në Bruksel” porositi Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat