Ambasadorit rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko nuk i pëlqen plani franko-gjerman dhe akuzon perëndimin se “po hedh vaj në zjarr” me insistimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës sipas këtij propozimi, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Duke shtuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Zhosep Borel “qartë aludon” se tahs është e domosdoshme rregullimi dhe përqendrimi në plani franko-gjerman, ambasadori rus Harçenko në kumtesën që transmeton ambasada ruse vlerësoi se “sipas të gjitha gjasave, qëndrimi publik i Vuçiqi rreth këtij plani, për Borelin nuk është me rëndësi”.
"Me fjalë tjera, perëndimi ka ul tensionet dhe problemet rreth tabelave, që Prishtina artificialisht i krijoi, por këtë nuk e bëri me qëllim normalizimi të situatës, ndërsa tash hesh vaj në zjarr”, ka deklaruar Bocan-Harçenko.
Ai përkujtoi se për ndërmjetësimin e BE-së në dialog pajtimin e dha Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nënvizoi se Bruksel nuk është konsultuar me shtetet anëtare të organizatës botërore “ashtu që lehtë të urdhëroj dhe përforcoj planin franko-gjerman në agjendën e dialogut”.
Bocan-Harçenko theksoi se mbi 100 vende anëtare të OKB-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës .
Atij i ka penguar edhe mbledhja e përbashkët e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se BE lehtë i pranoi porositë “alarmante” që erdhën nga Tirana, që sipas tij janë në frymën e “Shqipërisë së Madhe” dhe që lavdërojnë UÇK dhe drejtuesit e saj që akuzohen për krime ndaj njerëzimit.
"Marr në përgjithësi, duket se veprimtaria ndërmjetësuese e BE-së nuk ka asgjë të përbashkët me rolin e ndërmjetësit të ndershëm” përfundoi Bocan-Harçenko.