Viti 1990 shënon historinë e tmerrshme të dhunës që kishte kulmuar nga regjimi serb ndaj qytetarëve të Kosovës.
Po atë vit, kishin filluar edhe masat e dhunshme ndaj institucioneve të ndryshme kosovare, ku u mbyllën mediat TVP-ja dhe gazeta Rilindja. U larguan shumë punëtorë, që kundërshtuan regjimin serb.
Në Prishtinë, ishte organizuar një protestë, ku ishte bërë ‘varrimi figurativ i dhunës’.
Detaje dhe foto nga ajo ngjarje ka publikuar Ilaz Bylykbashi, fotograf i njohur nga Kosova.