Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për emërimin e Nenad Rashiqit si Ministër për Komunitete, iu drejtua publikut të enjten mbrëma.
Në llogarinë e tij në Instagram Vuçiq ka publikuar pjesën kyçe të fjalimit të tij– mesazhin e tij për “të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shkelin serbët”.
“Mund të më vrisni, mund të më bëni çfarë të doni, për mua Kosova është shenjtërorja më e madhe serbe, për mua Serbia është vend i shenjtë.
Është më mirë të mos jem fare sesa t’jua dorëzoj në dorë. Dhe, nuk do t’jua dorëzoj, sepse qytetarët e Serbisë nuk janë vrima e nëntë e kavallit të askujt dhe nuk do t’ua jap, nuk do t’ju lë t’i poshtëroni! Serbia do ta mbrojë veten” – është përshkrimi i postimit të Vuçiqit.