Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka kujtuar presonalitetin e tij.
Sipas Haradinajt, ai ka qenë një personalitet i një politike humane paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
Ai e ka quajtur nder punën me të.
“Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.
Urime ditëlindja President Rugova!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: