“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të vërtetën për ata që u futën në qeverinë e Kurtit me më pak se një për qind të votave”, ka thënë kryeministjra serbe, Ana Brnabiç.
Siç vazhdoi të thotë ajo, “kjo nuk do të thotë se u kemi vendosur kokat e tyre në shënjestër”, referuar ministrit të ri serb në Qeverinë Kurti II, Nenad Rashiç, dhe këshilltares së tij, Rada Trajkoviç.
Vuçiç i quajti “llum të popullit serb” në një kolaps nervor gjatë një paraqitje në transmetim live në “Tv Pink”, Nenad Rashiçin dhe Rada Trajkoviçin, derisa edhe kryeministrin kosovar, Albin Kurti, e ofendoi me shprehje si “llum terrorist”.
“Atë çfarë thash dje për Kurtin, Rashiqin dhe Trajkoviç nuk e tërheq mbrapsht. Njëjtë mendoj edhe sot”, ka thënë Vuçiç këtë të premte.
Brnabiç i doli në mbrojtje këtyre ofendimeve të Vuçiç. “A nuk janë të vërteta gjërat që Vuçiç tha për ta? Ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri, duke pretenduar se përfaqësues të serbëve në Kosovë, kjo është e padrejtë dhe e pavlerë”, ka thënë ajo, e citoi të ketë thënë “Danas”.
“Vuçiç qëndroi i heshtun për kohë të gjatë, sepse ai është fleksibil, tolerant dhe paqja për të vjen e para”, vazhdoi ta lavdërojë ajo presidentin e saj.