Analisti dhe moderatori, Rron Gjinovci ka komentuar letër që pretendohet se e ka lënë Sokol Halili, vrasësi i Hamide Magashit.
Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo letër është një tentativë e fëlliqtë e një vrasësi për me shpërla vetën.
“Ajo nuk është letër, ajo është një tentativë e fëlliqtë e një vrasësi për me shpërla veten”, ka shkruar ai.
Disa orë pas vetëvrasjes së Sokol Halilit është publikuar një letër për të cilën po raportohet se ky i fundit ia ka lënë prindit të tij.
Në këtë letër gjatë, pretendohet se tashmë i ndjeri, nuk pasur probleme me bashkëshorten e tij.