Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fitoren e Zvicrës kundër Serbisë në kuadër të kampionatit botëror.
Kjo fitore i ka siguruar Zvicrës kalimin e fazës së grupeve, ndërsa një tre golat e Zvicrës e ka shënuar Xherdan Shaqiri i cili bëri edhe një asistim.
Në urimin e saj të postuar në Facebook, Osmani ka postuar një foto të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, me përshkrimin “bravo shqipe”.
