Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2.
Mehaj ka thënë se me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë krenar i gjithë kombi shqiptar.
“Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës! Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku. Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës”, ka shkruar Mehaj.
“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak. Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!”.