Mediumi serb “Novosti” raporton se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas “Novostit” Lajçak e Vuçiq do të flasin për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim.
Novosti shkruan se nga takimi me Lajçak pritet që Vuçiq tq vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.
Vlen të përmendet se, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “ultimatum”, paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili la të kuptohej se mund të mos vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.