Nëse Vuçiq nuk shkon në Tiranë, do ta shtyjë Serbinë në izolim të plotë

Lajme

Nëse Vuçiq nuk shkon në Tiranë, do ta shtyjë Serbinë në izolim të plotë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 11:16
Aleksandar Vuçiq

Pjesëmarrja e Serbisë në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër në Tiranë, është ende e diskutueshme. Vendimin përfundimtar do ta marrë presidenti Aleksandar Vuçiq, pasi fillimisht kishte vendosur të mos paraqitej në këtë tubim.

Nëse ai i qëndron këtij vendimi, është e rëndësishme të theksohet se pasojat nuk do t’i vuajë ai personalisht, por e gjithë Serbia.

Për herë të parë në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me gjithë marrëdhëniet e supozuara të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama, së fundi e ka “çregjistruar” vizitën e tij, shkruan Nova.rs.

Dhe kjo pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar liderin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ministër në qeverinë e Kosovës në vend të Goran Rakiqit, i cili ishte në këtë pozitë deri në vendimin e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës.

Nuk dua të shkoj, dua të shkoj …

Një ditë më vonë ka pasur një takim me Komisionarin Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, pas të cilit Vuçiq ka thënë se ka mundësi të ndryshojë mendje.

“Personalisht, nuk e shoh kuptimin në këtë, por jam gati të ndryshojë vendimin”. Ana (Bërnabiq) mendon se është e rëndësishme të jem në Tiranë. Varhelyi-t i thashë se nuk bëhet fjalë për arrogancën time dhe diçka që e kam thënë, nuk e kam problem ta shqyrtoj edhe një herë atë vendim, ta anuloj nëse shoh se ka mundësi të themi diçka”, tha Vuçiq.

Vendimi përfundimtar do të pasojë bisedën e sotme mes Vuçiqit dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat