Lajçak në Beograd takon Vuçiq

Lajme

Lajçak në Beograd takon Vuçiq

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar në sot në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar mbi rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Si dhe vazhdimin e takimeve të fundit të dialogut.

“Ne diskutuam edhe për çështje aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, ka shkruar diplomati sllovak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat