Kryeministri grek bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në mirëbesim

Lajme

Kryeministri grek bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në mirëbesim

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Kyriakos Mitsotakis

Çështja është komplekse por Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin atë, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij me të arritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet, Mitsotakis tha se kjo është në të mirën e tërë Ballkanit Perëndimor si rajon.

“Gjithherë nxisim dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili duhet të që të zhvillohet me mirëbesim mes palëve. Ne e dimë sa e ndërlikuar është çështja, por po ashtu jemi në dijeni për faktin që kjo duhet të zgjidhet. Palët këtë duhet ta bëjnë hap pas hapi, sepse pa u zgjidhur kjo do të jetë vështirë të kemi përparim të nevojshëm që Ballkani Perëndimor të integrohet në familjen evropiane”, ka thënë kryeministri grek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat