Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, bëri të ditur se samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë do të sjellë vendime konkrete në favor të qytetarëve të rajonit dhe angazhimit politik të BE-së për perspektivën e anëtarësim për të gjithë rajonin.
"Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët dhe ajo e ardhme tashmë ka filluar," shkroi ai në Twitter.
Sot në Tiranë, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të miratojnë një deklaratë të përbashkët në të cilën do të theksojnë vendosmërinë që Ballkani Perëndimor të ecë drejt anëtarësimit në Bashkim dhe jo vetëm perspektivën evropiane të zakonshme.