Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kritikuar komentatorin e Arena 1, pasi sipas tij ky i fundit nuk ia ka përmendur emrin futbollistit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhakës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se ky është një fashizëm i orkestruar.
“Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës” – shkroi ai.
Ndryshe, Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, kurse Zvicra është diskualifikuar
Reagimi i plotë:
Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës.
Tmerr. Tmerr. Tmerr.
Çfarë fashizmi i orkestruar.