E thotë analisti serb: Vuçiq i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Lajme

E thotë analisti serb: Vuçiq i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:37
Aleksandar Vuçiq

Analisti serb nga veriu, Branislav Kërstiq ka thënë se Aleksandar Vuçiq është i gatshëm ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, kërkesa për ta njohur Kosovën është edhe e bashkësisë ndërkombëtare, andaj edhe presidenti serb është i gatshëm ta bëjë këtë.

“Vuçiq është i gatshëm ta njoh Kosovën. Sepse ka ardhur në pushtet me atë takt. Vuçiq është presidenti, ai do ta njoh sepse ajo është edhe dëshira e ndërkombëtareve.

Vuçiq është i gatshëm sepse edhe ndërkombëtarët e kanë lejuar ta kriminalizojnë Serbinë”, tha Kërstiq në Politiko.

Kujtojmë gjithashtu se Vuçiq, siç transmetonte mediumi serb Tv Pink, gjatë ditës së sotme, nga Tirana ua kishte lënë fajin autoriteteve kosovare për gjendjen e krijuar në veri, propagandë kjo tashmë e njohur e të parit serb.

Madje, ai tha se pse krerët shtetërorë kosovarë duan telashe çdo javë.

“Mirë që sipas të dhënave të deritanishme nuk kemi asnjë informacion për të lënduar. Nuk e di se çfarë i shtyn këta persona. Nuk e kam të qartë pse duan të shkaktojnë tensione çdo javë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat