Befason profesoresha amerikane: Mbështetja e ShBA-ve për Kosovën nuk është e pakufizuar

Lajme

Befason profesoresha amerikane: Mbështetja e ShBA-ve për Kosovën nuk është e pakufizuar

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Për Mary Kate Schneider, drejtoresh e departamentit të studimeve globale në Universitetin Loyola në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e qartë fakti se mbështetja amerikane për Kosovëm nuk është e pakufizuar.

Pranimi i kërkesës së ambasadorit të ShBA-ve nga ana e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për targat për 48 orë, argumenton më tej profesoresha amerikane, ka dëshmuar faktin se ShBA-të kanë influencë të madhe në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse ShBA-të shpreh shqetësimin për diçka, vendet e Ballkanit Perëndimor e dëgjojnë. Së dyti, kjo na tregon se ShBA-të mbeten thellësisht të përkushtuara për stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon, kështu që nëse ka është një kërcënim për këtë stabilitet, ShBA-të do të veprojnë”, ka pohuar Schneider, në një intervistë për Euronews Serbia.

“Shtetet e Bashkuara duan të shohin një shtet demokratik dhe multietnik në Kosovë. Dhe ata duan që ai shtet të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Nëse Prishtina është e përkushtuar ndaj këtij qëllimi, ShBA-të mund të punojnë me Prishtinën. Prandaj, unë besoj se mbështetja e ShBA-së nuk është e pakufizuar”, ka shtuar ajo.

Më tej ligjëruesja amerikane ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe ShBA-ve, ku ka deklaruar se raportet ndërmjet dy këtyre vendeve janë ende të komplikuara.

“Vitet e Sllobodan Millosheviç’it vërtet shenjëzuan marrëdhëniet me ShBA-të dhe kjo shenjëzim ende po i definon ato. Tani për tani raportet ShBA-Serbia janë në një nivel bashkëpunimi të kujdesshëm dhe mendoj se do të duhet më shumë kohë për të ndërtuar një besim reciprok e për t’i thelluar këto raporte”, ka shtuar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat