Petar Petkoviq është alarmuar nga shtimi i Policisë së Kosovës në veri.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, sonte në ora 23:00 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Fjalimi i Petkoviqit do të mbahet në sallën e shtypit të Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Mediat serbe raportojnë se kjo konferencë ka të bëjë me shtimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.