Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar pas shtimit të forcave të Policisë së Kosovës në veriun e vendit, ku ka mbajtur edhe konferencë për media.
Gjatë kësaj konferencë, Petkoviq ka treguar se dy ditët e ardhshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, do të ketë takime të rëndësishme dhe domethënëse, pa dhënë shumë informacione.
“Vuçiq nesër dhe pasnesër do të ketë takime të rëndësishme dhe domethënëse dhe kur të vijë koha do ta informojë opinionin për konkluzionet”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka pretenduar se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë, dhe sipas tij ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).