Shoqja e policit që u plagos në veri: Na u ke plague shok, e veç çka je forcue edhe më shumë

Lajme

Shoqja e policit që u plagos në veri: Na u ke plague shok, e veç çka je forcue edhe më shumë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Ekrem Neziri me kolegë

Mbrëmë është raportuar se një polic kosovar është plagosur në në veri të Kosovës.

Polici në fjalë është Ekrem Neziri, i cili gjatë dtës se sotme është operuar me sukses.

Para mediave kanë folur mjekët që e kanë operuar policin.

“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar, parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile. Kemi bërë edhe ekzaminime tjera si CT e kokës ku është konstatuar se tek pacienti kemi pjesë të metalit në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit”.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook një mike e Nezirit, Heriona Halili ka publikuar disa fotografi me të.

Postimi i plotë:

Ekremi, qe kemi mujt me llogarit ne ty profesionalisht e personalisht.

Ekki si Shkëmb!!!

🥺 na u ke plague shok, e veq cka je forcue ma shumë.

Morre plage ne trup, plagen qe e kemi ënderru gjithmone prej asaj dore -ne at vend t’bekum.

Ta kemi zili haver 🥺

Forcohu shpejt se kemi pune per të bërë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat