Gjenerali Momir Stojanoviq, ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), ka thënë se nuk është realiste dërgmi i 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Të enjten, Petar Petkoviq, drejtor së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se janë afër të marrin vendimin për dërgimin e 100 forcave të sigurisë në Kosovë.
Këtë e ka thënë edhe kryemistrja serbe, Ana Bërnabiq, duke iu referuar rezolutës 12/44.
E Stojanov thotë se prej kohësh Beogradi më nuk e përmend atë rezolutë të Kombeve të Bashkuara.
“Nuk është realiste të dërgohen tani 1000 ushtarë serbë në Kosovë. Autoritetet në Beograd, të udhëhequra nga Aleksandar Vuçiqi, prej vitesh nuk e përmendin Rezolutën 1244, duke thënë se dokumenti është një ‘letër e vdekur’. Tani që politika e Vuçiqit për Kosovën është rrënuar, ata i referohen Rezolutës 1244 si me u kap për fije kashte”, tha Stojanoviqi.”, ka thënë Stojanoviqi.
Sipas tij, Vuçiq ka nënshkruar në Bruksel gjithçka çfarë i është kërkuar nga zyrtarët kosovarë dhe ata evropianë.