Njofton ShSKUK: Është kërcënuar doktori Shaqir Uka – shef i mjekimit intensiv në QKUK

Lajme

Njofton ShSKUK: Është kërcënuar doktori Shaqir Uka – shef i mjekimit intensiv në QKUK

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Sonte është kërcënua shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Dr. Shaqir Uka derisa po kryente detyrën e tij.

ShSKUK’ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kërcënimi ka ndodhur nga një familjar i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre  të marr dënimin meritor. 

Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat