Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd tha në një intervistë për N1 të Sarajevës se ekziston një “situatë urgjente” në veri të Kosovës që mund të “ndezë automatikisht konfliktet në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.
Ai shtoi se aktualisht është “një zjarr i vogël që mund të shuhet me pak rërë, por atë rërë nuk e shohim askund”.
I pyetur se cili ishte qëllimi i aksionit gjatë të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës, Janjiq thotë se “ky është një zhvillim absolutisht i pritshëm dhe ai është paralajmëruar që nga tetori i 2021”.
Janjiq shtori se “Gjatë gjithë kohës jemi dëshmitarë të një shfaqjeje shumë të rrezikshme në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjithë. Kjo është shfaqja që kemi parë kur filluan luftërat në Jugosllavi. Dihej se nëse Vuçiq tërhiqte serbët nga institucionet e Kosovës, do të vendosej një realitet i ri. Prishtina nuk e njohu atë lëvizje. Një gjë e ngjashme i ka ndodhur edhe Millosheviqit, i cili gjithashtu nuk e ka njohur realitetin. Në asnjë moment nuk kemi marrë vesh nëse ka pasur diskutime se si të garantohet siguria duke lënë serbët nga policia dhe duke forcuar ‘formacionet serbe’ siç quhen tashmë, sepse ato ekzistojnë dhe ky është realiteti”.
Ai ka theksuar se zgjedhjet në veri të Kosovës të paralajmëruara për 18 dhjetor nuk do të mbahen. “Serbia nuk mund të tërhiqet tani derisa të diskutohen mekanizmat për kthimin e serbëve në institucione ose do të krijojnë institucione paralele. Ose do të shkojnë një hap më tej”, shtoi ai.
Janjiq tha se drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, “ po i hedh benzinë zjarrit që tashmë po digjet”.
“Njerëz të tillë duhet të vendosen në strehë emergjente sepse po bëjnë punën e gabuar me performancat e tyre. Është e gabuar në këtë moment, ndërkohë që lufta në Ukrainë po vazhdon dhe Serbia është gjithnjë e më e izoluar, të mendosh se NATO duhet të ndërhyjë. Duhet të bëhet një bisedë racionale mes Vuçiqit, Kurtit, NATO-s dhe Grupit të Kontaktit, të cilët aktualisht janë në gjumë. Bashkimi Evropian po bën diçka të gabuar. Është një situatë shumë urgjente dhe rajonit mund t’i vihet flaka. Prandaj meriton më shumë vëmendje”, ka thënë Janjiq.
I pyetur se si mendon se mund t’i vihet të përshakllëzohet situata në Ballkan, Janiji thekosi se “Të gjithë e dimë se ku është veriu i Kosovës”. Është pjesë e ish Sanxhakut historik. Ai lidhet drejtpërdrejt me veriun e Malit të Zi dhe nëpërmjet Foçës me Bosnjën dhe Hercegovinën, për të mos përmendur linjën ndëretnike. Unë nuk mund të vizatoj një hartë për këdo që nuk e di këtë. Është një rajon që ndez automatikisht konfliktet në këto tre vende. Në Serbi, kjo do të shkaktonte një ndarje etno-kombëtare, në Bosnje dhe Hercegovinë do të tërhiqte aspiratat e Dodik dhe të tjerëve për t’u larguar, dhe ne tashmë kemi një situatë të paqëndrueshme në Mal të Zi, të cilit i duhet vetëm më shumë nga kjo.”