Thirren të dalin në rrugë edhe punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë

Lajme

Thirren të dalin në rrugë edhe punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Mitrovica

Në Rudarë, afër Zveçanit, tek vendi i njohur si “kryqi”, janë mbledhur serbët lokalë.

Aty janë parë edhe burra të maskuar.

REL-i mëson se mes atyre që janë thirrur të dalin në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë.

Në Rudarë janë vendosur katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës.

Bllokimi i rrugëve vjen pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiq.

Arsyeja e arrestimit të tij ende nuk dihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat