Vuçiq vazhdon të inkurajoj serbët në barrikada - kjo është porosi e tij dhe Serbisë për serbët në Kosovë

Lajme

Vuçiq vazhdon të inkurajoj serbët në barrikada - kjo është porosi e tij dhe Serbisë për serbët në Kosovë

Nga: F.B. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:40
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq, në një postim në rrjetin social “Istangram” ka publikuar deklaratën “Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendim i Serbisë dhe porosia për popullin serb” në Kosovë, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

“Porosia ime për popullin tonë në Kosovë është se nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, populli ynë përsëri është detyruar që me barrikadë të mbrojë vatrat e veta” ka shkruar Vuçiq.

Ai ka shfrytëzuar rastin që të dërgoj edhe porosi bashkësisë ndërkombëtare lidhur me situatën e krijuar dhe kushtëzimin për përmbushje të marrëveshjeve përkatësisht për formimin e asociacionit, si parakusht për fillimin e normalizimit të raporteve.

"Porosi për të gjithë të tjerët është se duhet të formohet asociacioni i komunave, të respektohen t drejtat dhe lirit e serbëve dhe të Serbisë dhe të sillen në harmoni me marrëveshjet nënshkruara dhe drejtën ndërkombëtare, sepse këto janë rruga e vetme për fillimin e normalizimit të raporteve dhe jetës të gjithë neve”.

Ndërsa duke përfunduar ka shkruar se “Ne vazhdojmë luftën me të gjitha mjetet juridike për paqe , jetë më tumirë dhe ardhmëri të fëmijëve tanë. Serbia do të fitoj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat