Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:28
Foto nga vendngjarja

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), kryesuar nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, me ç’rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahjen për aplikimin e sotëm të Kosovës për anëtarësim në BE.

Duke biseduar për vendimin për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

Siç informoi qeveria, në takim u theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon.

Delegacioni i Këshillit të ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat